Makina më të bukura e tërheqëse, gati të sfidojnë njëra-tjetrën në çdo garë, për t’i bërë më të lehta parakalimet në pistë dhe duke përmirësuar ndjeshëm spektaklin. Ky është koncepti që drejtuesit e Formula 1 kanë për makinat e vitit 2021, të cilat janë bërë publike sot në Singapor, ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës së Botërorit. Për momentin janë 3 projekte të ndryshme nga njëri-tjetri që po studiohen, një bashkëpunim mes Formula 1 dhe FIA.

Ross Braën, drejtori i garave të Formula 1 sqaron: “Ideja është që të zbresim në pistë njëvendëshe më të bukura, në mënyrë që fëmijët t’i kenë ato postera në dhomat e tyre. Por mbi të gjitha të jenë makina më të manovrueshme dhe që parakalojnë më kollaj në pistë. Sot, kur një makinë ndjek një tjetër, ka 50% të uljes së ngarkesës aerodinamike, çka do të thotë ulje e ndjeshme e përformancës në pistë. Kemi studiuar dhe punuar fort dhe sot kemi arritur të realizojmë 80% të punës sonë”.

Formula 1 ka vendosur si afat të fundit për mbylljen e këtij projekti dhe paraqitjen e tij dhjetorin e vitit 2019, kohë kur ky projekt do të jetë përfundimtar. Deri atëherë do të ketë një dizenjo finale të makinave, në mënyrë që të inkurajkohen dhe të qëndrojnë në cirkuit edhe makinat legjendare të këtij sporti dhe të afrojnë edhe makina të tjera.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: