Michael Schumacher do të transferohet në Majorka, në një qendër luksoze që bashkëshortja e ish kampionit të F1, Corinne, ka blerë në Andratx, rreth 20 minuta nga Palma De Majorka, për rreth 30 milion euro.

Konfirmimi vjen nga bashkiaku i Majorkës i cili thotë: Mund të konfirmojë që Michael Schumacher do të vendoset në qytetin tonë dhe gjithçka është gati për ta mirëpritur’. Gati një plan për të ruajtur privatësinë e tij.

Sipas të dhënave të rezervuara nga revista zviceranë ‘L’Illustré’, policia e ishullit është informuar për mbërritjen e mikut të veçantë dhe ka përpiluar një plan për të ruajtur privatësinë e tij. Familja Schumacher nuk ka dashur të komentojë lajmin.

Lajmi për shitjen e Vilës Yasmin, që rrethohet nga një park i madh avionësh dhe dy pishina është dhënë nga revista gjermane ‘Bild’.
Majorka ka qenë prej vitesh vendi i pushimeve të çiftit. Një jetë perfekte e prerë në mes nga ai aksident i mallkuar në malet e Francës në 29 dhjetor të 2013.

Nga ajo ditë kushtet shëndetësore të ish kampionit të Formula 1 janë një mister, edhe pse përderisa Schumacher nuk është shfaqur kurrë në publik të bën të mendosh që kushtet e tij shëndetësore janë shumë të rënda dhe sipas disave është në gjendje vegjetative.

Në vitet e fundit Schumi është kuruar dhe ka marrë asistencë të vazhdueshme mjekësore në rezidencën zvicerane të Gland.
Nuk dihet ende nëse qëndrimi i Schumacher në ishull do të jetë i shkurtër apo i gjatë. Në 3 janar 2019, ish piloti do të festojë ditëlindjen e tij të 50-të.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb