Fabio Capello, ish tekniku i njofut italian, tashmë në rolin e analistit pranë SKY, “skanon” skuadrën e Luciano Spallettit, në prag të Euro 2024, aty ku “azzurrët” do të nisin aventurën për mbrojtjen e titullit pikërisht ndaj kombëtares së Sylvinhos.
Ritmi i Italisë kundër Bosnjës, në të njëjtën mënyrë edhe në miqësoren tjetër me Turqinë, nuk është ende ai i për një turne të madh ndërkombëtar. Ngritja e rimit është “misioni” i parë që duhet çuar në fund para debutimit në Europian të shtunën kundër Shqipërisë. Sepse nga tani është serioze: përballemi me kundërshtarë që luajnë shumë më shpejt nga ajo çfarë ka bërë Italia në këto teste. Do të kemi përballë rivalë të uritur për sukses, gati të na godasin në gabimin e parë. Në këto kushte, duhet një Itali më kurajoze se ajo ndaj Bosnjës, ku vertikalizimet ishin “mall i rrallë”, thekson Capello, që duket se nuk ka ngelur i kënaqur nga paraqitja e kombëtares italiane në dy ndeshjet miqësore të Italisë përballë Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Në lidhje me repartin ofensiv, Capello shprehet: Në sulm Scamcca tregoi atë që mund të bëjë kur loja të bëhet serioze: ka një sens të jashtëzakonshëm të pozicionimit, ka shpejtësi në gjuajtje dhe nëse shërbehet mirë nga shokët, mund të bëjë gjëra të mira. Chiessa duhet riparë: Spaleti e ka afruar me portën për të lejuar të hyjë më shumë në aksionet sulmuese. Asisti me Bosnjën është një sinjal shumë i mirë, por nevojitet më shumë edhe prej tij. Fratezi është lojtari që të gjithë trajnerët do ta donin: është dinamik, ka aftësi depërtimi dhe e njeh portën. Mbi të gjitha kjo Itali duhet të rritet në mesfushë. Rikthimi i Barelës mund t’ia ndryshojë fytyrën kësaj skuadre, duke i dhënë vertikalitetin e munguar kundër Bosnjës, theksoi ndër të tjera ish tekniku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: