Fundjavë pasioni në Capri për Fabrizio Corona dhe Silvia Provvedi. Ish mbreti i paparacëve me të dashurën e tij i kanë lejuar vetes disa ditë relaksi dhe dashurie në një yaht në Capri, ashtu sic tregohet nga fotot e publikuara nga e përjavshmja Chi.
Corona dhe Silvia Provvedi së fundmi kanë kaluar një periudhë jo shumë të qetë në jetën e tyre private, por duket se së fundmi gjërat po shkojnë mbarë.
‘Jam e lumtur që Fabrizio ka vendosur të kalojë këto ditë pushime me mua, rrëfen Provvedi për revistën, e cila ka publikuar fotot-skandal ku të dy janë fotografuar teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime pasionante dhe ku ajo shfaqet topless.
(da.xha/BalkanWeb)
