Pas rrëfimit të bujshëm të Chiara Ferragni-t për tradhtinë e Fedez, Fabrizio Corona po i hedh sërish benzinë zjarrit. Pasi Chiara e akuzoi atë se kishte orkestruar publikimin e lidhjes së Fedez me Angelica Montinin, Corona ka vendosur të ndërhyjë sërish, duke pretenduar se Chiara e ka tradhtuar Fedez disa herë gjatë martesës së tyre.
“Ke heshtur gjatë gjithë këtyre viteve jo se doje të ktheje faqen dhe të mos ndaleshe te dhimbja, jo se ke dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka”, ka shpjeguar ai, duke sulmuar sipërmarrësin.
Në mesin e të dashurve të supozuar të Ferragni-t, Corona përmend emrin e këngëtarit Achille Lauro. Sipas Fabrizio Corona-s, ka qenë vetë Chiara Ferragni që e ka pranuar tradhtinë me këngëtarin ndaj bashkëshortit të saj.
“Ti harron, e dashur Chiara, kush jam dhe çfarë bëj. […] Unë do të tregoj për gruan e vogël perfekte që je, sa budallallëqe ke thënë për 15 vjet, të gjitha detajet e rrethit tënd të vogël, biznesin tënd të pisët dhe dashurinë që ke jetuar duke e tradhtuar vazhdimisht. Le të fillojmë me një që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A të kujtohet kur ia pranove në Fedez se kishe fjetur me të?”
Por sulmi nuk u ndal me kaq. Ish-paparaci foli edhe për jetën familjare të Ferragni-t.
“Tashmë prej një viti, e vetmja gjë që i ke kërkuar Federikos është të jetë në gjendje të tregojë fëmijët. Ti që nuk je kurrë me fëmijët e tu. I lë vetëm me dado me pagesa të majme”.
Chiara Ferragni, në shpërthimin e saj të fundit, konfirmoi disa detaje të zbuluara nga Corona, si telefonata në të cilën Fedez dyshohet se pranoi lidhjen e tij me Angelica Montinin.