Rrjeti social “Facebook” ka  dëbuar përfundimisht nga platforma e saj nacionalizmin e bardhë dhe postimet ekstreme dhe agresive. Praktika e re e ndjekur do të vihet në zbatim duke filluar nga java e ardhshme dhe do të ketë ndikim të gjerë në rreth 2 miliardë përdorues, edhe në Instagram, njoftoi firma.

“Është e qartë se këto koncepte janë thellësisht të lidhura me grupet e urrejtjes të organizuar dhe nuk kanë vend në shërbimet tona”, shkroi Facebook në një postim në blog.

Gjigandi i mediave sociale ka larguar postimet nga grupet ekstremiste në të kaluarën për shkeljen e politikave të saj rreth gjuhës së urrejtjes dhe abuzimit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb