IZRAEL

265 llogari janë fshirë nga kompania e Facebook përfshirë këtu faqe dhe grupe të lidhura me një kompani bazë në Izrael. Në njoftim, bëhet me dije se llogaritë janë fshirë nga kompania që zotëron Facebook dhe Instagram.

Arsyeja e kësaj mase, sipas Facebook-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”.

Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb