Të paktën 200 llogari ‘joautentike’ janë fshirë në Moldavi nga kompania e Facebook. Në njoftimet e hershme bëhet e ditur se disa prej të cilave ishin të ndërlidhura me punëtorët qeveritarë.

Ndërkohë policia do të mbajë zgjedhjet më 24 shkurt përmes një sistemi të ri electoral, njofton BBC. Edhe pse është një nga vendet më të varfëra të Europës, ajo është e ndarë politikisht mes franksioneve perëndimore dhe pro-ruse.

“Edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, shqyrtimi ynë manual zbuloi se disa prej këtyre aktiviteteve ishin të ndëlidhura me punonjësit e qeverisë moldave”, tha në një deklaratë, shefi i politikave të sigurisë kibernetike në FacebookNathaniel Gleicher.

Sipas tij, aktiviteti në Moldavi u bë përmes “përdorimit të llogarive të rreme dhe atyre autentike për të mashtruar të tjerët për atë se kush ishin dhe çfarë po bënin”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: