Kompania Facebook njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael. Sipas njoftimit, llogaritë janë fshirë nga platforma e Facebook-ut dhe Instagramit.


Arsyeja e kësaj mase, sipas Facebook-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”. Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.


Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.


“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë Facebook.

Etiketa: