Në 24 orët e fundit, kemi hequr 1.5 milion video nga sulmi në Zelandën e re në të gjithë botën, dhe 1.2 milion janë bllokuar teksa po ngarkoheshin në internet’. Kështu ka thënë përgjegjësja e Facebook në Zelandën e Re, Mia Garluick, gjatë një komenti në Twitter pas masakrës së Chrischurch e cila ishte transmetuar direkt nga atentatori në rrjetin social.


’Në respekt të personave të goditur nga kjo tragjedi dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale, po heqim edhe të gjitha versionet e modifikuara të videos që nuk kanë përmbajtje grafike’.


Do vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të hequr këto video, duke përdorur një kombinim të teknologjisë dhe të njerëzve’, ka siguruar Garliuck.


Të premten Facebook përfundoi të qendër të polemikave sepse nuk arriti të ndalojë videon e masakrës së Brenton Tarrant live për rreth 17 minuta, një sulm ku u vranë 50 njerëz.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb