Për të dytën herë brenda pak ditësh, media sociale më e populluar ra tërësisht. Facebook ka ndaluar së funksionuari për disa minuta me radhë. Hera e fundit që ndodhi një problem i tillë ishte më 24 shtator dhe u zgjidh brenda gjysmë ore.


Këtë herë duke se problemi është më i madh, pasi përdoruesit e Facebook nuk mund të hyjnë as nga kompjuteri dhe as ka telefonat madje as nga aplikacioni Messenger.


Në sitin Downdetector janë regjistruar mbi 500 sinjalizime në pak minuta, pjesa më e madhe bëjnë fjalë për një “blackout” total të Facebook. Deri në këto momente nuk ka patur deklarata zyrtare nga ana e kompanisë.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: