Shumë kompani e ndalojnë qasjen në facebook aktualisht, mirëpo ju mund të keni shumë arsye produktive për t’u qasur në rrjetin social në punë, në të ardhmen e afërt.

Burimet e Financial Times thonë se gjiganti i internetit është pikërisht duke e zhvilluar një zgjidhje në këtë drejtim, përkatësisht shërbimin e quajtur ‘Facebook at Work’, një version profesional të rrjetit, që do të shërbejë për të kryer punë.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimi do të funksionojë sikurse një faqe e zakonshme, mirëpo do të fokusohet në komunikimin e rregullt me kolegët në punë, me partnerët e biznesit apo shkëmbimin e dokumenteve.

Në sipërfaqe, kjo tingëllon si një kombinim i shërbimeve të Facebook, LinkedIn dhe Google Drive. Për momentin, Facebook nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shërbim, mirëpo merret vesh se disa nga punonjësit e saj tashmë janë duke e testuar shërbimin e ri, i cili me sa duket po funksionon për ata.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb