Facebook, Twitter dhe Google nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin në platformat e tyre thanë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Si pjesë e planit për të luftuar dezinformimin në median social, kompanitë nënshkruan vullnetarisht një propozim për mënyrën sesi do të luftonin këtë fenomen vitin e kaluar.

Kompanitë duhet të rrisnin transparencën dhe të luftonin llogaritë e rreme. Komisioni Evropian tashmë publikisht progresi raporte ku i pari u publikua në Janar.

Në një deklaratë, zyrtarët kritikuan përgjigjen e kompanive duke thënë se duhet të shohim më shumë progres.

“Platformat nuk kanë ofruar mjaftueshëm nëse politikat dhe mjetet e reja po aplikohen siç duhet në mbarë vendet e Bashkimit Evropian,” thuhej në deklaratë. “Raportet ofrojnë shumë pak informacion rreth rezultateve dhe masave të ndërmarra.”

Facebook, Twitter, dhe Google u kritikuan sepse nuk kanë dhënë mjaftueshëm informacion dhe zyrtarët u shprehën të shqetësuar nga situata.

Deklarata e Komisionit Evropian kërkon që platformat të bëjnë hapa përpara ardhjes së zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në Maj.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë pyetur vazhdimisht rreth rolit që lajmet e rreme dhe interferenca e huaj ka pasur në zgjedhjet demokratike. “Nëse nuk shohim progres të mjaftueshëm nga kompanitë do të konsiderojmë politikat tona përfshirë edhe një rregullim të mundshëm,” shpreheshin disa komisionerë, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: