KORÇË

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në Moglicë të Korçës. Siç raporton Policia, shtetasi me iniciale U.M duke drejtuar një mjet tip fadromë ka dalë nga rruga dhe ka marrë plagë të rënda. Menjëherë pas ndihmës së parë që mori në spitalin e Korçës, 51-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2019, në fshatin Nikollarë, Moglicë, shtetasi U.M, rreth 51 vjeç, banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: