Gazetari Fahri Balliu bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është si një komision sanitar.

Duke vlerësuar sjelljen e opozitës, Balliu deklaroi se drama më e madhe e kryeministrit Edi Rama nuk ka qenë fakti se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut.

“Opozita ka zgjedhur mjetet e duhura. Fondamentale përballë kësaj qeverie është lufta e paepur me protesta të fuqishme për të ndalur recensionin, si recesion kombëtar të Shqipërisë. Opozita zgjodhi një qëndrim kombëtar. Kemi këtë Shqipëri të zezë. Të gjitha kërkesat e opozitës, siç kanë qenë, mbeten në tavolinë dhe nuk lëvizin. Komisioni i Reformës Zgjedhore është si komision sanitar, ndaj sjellja e opozitës duhet kuptuar si mençuri e saj për t’i dhënë mundësinë vendit të dalë nga ky recension kombëtar.

Të marrësh përsipër të mbrosh Ramën dhe sjelljen e tij qeveritare është bërë shumë e vështirë. Asnjë lloj sjellje e tij nuk është normale. Ky njeri i ka vënë kazmën këtij vendi dhe po përpiqet opozita me një sërë gjetjesh, mënyrash, që t’iu ruajë shpresën këtij populli, që të dalin në luftë, t’i bashkohen në demonstrata. Drama e Ramës nuk fakti që nuk do t’i hapeshin negociatat Shqipërisë, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin Maqedonisë së Veriut. Rama ka bërë gjithçka që të mos futej dhe Maqedonia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb