SHKODËR

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, Paulin Radovani, ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-prefektin me synim që ky i fundit të mos largohet jashtë vendit.

Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish prefektin me akuzën për mashtrim. Ish-prefekti bëri një denoncim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim ndërsa të tjerët kanë masa me të lehta.

Denoncimi u bë pasi 12 të arrestuarit sipas ish prefektit kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht, por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Hetimi vazhdon për ketë çështje. Shuma e borxhit në total e familjes Radovani ne 3 vitet e fundit mendohet rreth 13 milionë euro.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb