Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në interpelancën e cila u thirr nga deputetja Ina Zhupa, ka deklaruar se çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.

Ajo tha se rezultatet në ulje për vendin tonë kanë ardhur edhe si pasojë e pandemisë dhe pasojave që ajo solli.

“Çështja e arsimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb