Ditën e sotme, Komisioni i Venecias publikoi dokumentin zyrtar për 30 qershorin kur shprehet qartë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje kushtetuese dhe për pasojë nuk mund të shkarkohet.


Dokumenti përfundimtar ka ndryshime thelbësore nga dokumenti i mëparshëm që u publikua pa lejen e Venecias nga Partia Socialiste.

Në opinionin zyrtar është hequr pjesa që fliste për “tejkalim kompetencash” nga ana e kreu të shtetit shqiptar me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.


Në foton më poshtë shihen frazat e hequra në dokumentin zyrtar.


PIKA 99 ISHTE
99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet “shkelje serioze”, e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

Venecia

PIKA 99 ËSHTË
99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Meta
Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: