* Policia: Kabulli i zhveshur nga punimet e një kompanie interneti, shoqërohen inxhinieri dhe punëtori

DURRES- Përmbytja e rrugëve të Durrësit i kushtoi jetën një 15-vjeçari, i cili nxitonte për tu kthyer në shtëpi dhe për t’ju shmangur shiut të rrëmbyeshëm. Rënia në kontakt me rrymën elektrike në mes asfaltit, ka qenë fatalë për 15 -vjeçarin duke i shkatuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abaz Çelkupa”, në afërsi të stadiumit. News24 ka shkuar në vendin e ngjarjes aty ku duket qartë tubi metalik që ka dalë mbi asfaltin e çarë, në të cilin kalojnë përcjellësat elektrik

Dëshmitarë në vëndgjarje tregojnë tmerrin që kanë parë, ndërsa fajësojnë institucionet përkatëse, që kanë lejuar të kryhen punime të tilla.

Ngjarja bëhet edhe më tronditëse, pasi banorët denoncojnë patrullat e policsë se nuk kanë ndërhyrë teksa adoleshenti përpëlitej në rrugë, ndërsa është vonuar edhe ambulanca.

Por pas ngjarjes së rëndë, gjithçka është po njësoj. Tubi metalik mbi asfaltin e çarë, vijon të kërcënojë jetë të tjera. Ajo ç’ka banorët mund të bëjnë ëshët të luten që mos bjerë sërish shi.

POLICIA: KABULLI I ZHVESHUR NGA PUNIMET E NJË KOMPANIE INTERNETI, SHOQEROHEN INXHINIERI DHE PUNËTORI
Policia e Durrësit ka dhënë mbrëmjen e sotme detaje lidhur me ngjarjen ku humbur jetën një 15-vjeçar. Sipas policisë 15-vjeçari ra në kontakt me energjinë në një rrugë të mbushur me ujë. Policia sqaron se kabulli elektrik i ndriçimit rrugor ishte dëmtuar nga një kompani interneti dhe nuk ishte riparuar. policia sqaron se janë shoqëruar inxhinieri dhe punëtori i kompanisë.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: