Ashtu siç ishte njoftuar më parë, ditën e sotme do të zbresë në Aeroportin e Kukësit avioni i parë. Por, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, faktet tregojnë se nuk ka një linjë direkte nga Aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Kjo tregon se avionët do të ulen më parë në Aeroportin e Rinasit, për të vijuar më tej rrugën për në Kukës, pasi nga aeroporti i ri i bërë tashmë në vend nuk ka linjë direkte me vendet, ku është parashikuar të ketë udhëtime.

Vetë kryeministri Rama ka premtuar se do të sjellë me avionin e parë në Aeroportin e Kukësit kuksianë, që jetojnë në Londër, por që votojnë për Partinë Demokratike.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb