Rita Ora ka qëndruar për disa orë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ku ka mbajtur një koncert edhe para publikut për përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Para fillimit të performancës ka dalë në ballkonin e hotelit për të parë se sa shumë njerëz kishin dalë për ta ndjekur koncertin e saj.

Sipas Ritës, në sheshet e Prishtinës ishin mbledhur rreth 300 mijë njerëz dhe kjo ka bërë që ajo të falënderojë qytetarët e Kosovës pa të cilët thotë sen uk do ishte këtu ku është.

“Ata më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë! Unë nuk do të isha në asnjë vend tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herës tjetër! Ndalesa e radhës Brit Awards”, ka shkruar Rita në Instagram.

Theksojmë se në këngën “Shine Ya Light”, videon e së cilës e ka realizuar në vendlindje, kishte futur një pjesë të valleve shqipe, gjë që bëri të duartrokitet gjatë nga publiku.

Ajo më tej ka falënderuar të gjithë stafin që e kanë ndihmuar në karrierë si dhe qeverinë e Kosovës për këtë organizim madhështor në Prishtinë.

Ritën do të mund ta shohim gjatë ditës së mërkurë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku pritet të këndojë disa këngë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: