Pavaresisht çfare rrjedhe do marre dhe çfare rezultatesh konkrete do arrije kjo proteste une sot dua te falenderoj kete brez studentesh.
Ky brez studentesh na dha protesten me fantastike te viteve te fundit.
Faleminderit ju qe marshuat, kenduat, qendruat ne te ftohte e ne shi, per dite e net me radhe! Pavaresisht se kishit gjithe presionin e makinerise se administrates dhe propaganden kunder.
Faleminderit ju, njerez gjeniale, qe stampuat meme dhe parulla! E bete politiken te flase me gjuhen tuaj. E bete kryeministrin te behet meme, te beje meme dhe te lexoje meme. E zbritet subkulturen urbane ne rruge dhe e ngritet deri ne primetime ne televizion. Gjeja me e bukur ne bote.
Faleminderit ju kancelari qe i stampuat falas ato pankarta.
Faleminderit ju qe u solidarizuat, ju qe moret libra dhe flete te bardha, ju qe vrate friken nga pedagoget, ju qe e sfiduat haptas qeverine!
Faleminderit ty vajze qe i mbaje çadren policit. Kjo nuk eshte nje lufte mes te varferish.
Faleminderit ty zonje qe shperndaje ushqime ne proteste dhe te gjithe te tjeret qe ndihmuan me ushqim, pije, batanije, ngrohese!
Faleminderit ju shofere autobusesh qe pershendesnit marshuesit!
Faleminderit ju pedagoge, shkrimtare, intelektuale (te pakte) qe i dhate koke nje mase studentore!
Faleminderit ju gjimnaziste qe kapercyet gardhin e drejtoreshave te militarizuara per te ardhmen tuaj te afert!
Faleminderit te gjithe atyre qe folen ne media per problemet uleritese te karrigeve, librave, madje dhe dusheve te konvikteve!
Faleminderit ju qe erdhet nga emigracioni vetem per te mbeshtetur studentet!
Faleminderit ju qe luftuat fort kunder militanteve partiake, perdorimit te kauzes nga partite e vjetra dhe denoncuat spektaklet e neveritshme te televizionit!
Faleminderit ju qe s’kishit flamur tjeter perveç atij kombetar, ju qe kenduat kenge patriotike dhe perserisnit thirrjet e Dhjetorit te Pare! Me ne fund i mbyllet gojen depresiveve kronike qe thone se “kjo rini s’çohet nga kafja” dhe se “patriotizmin e tregojme vetem ne stadium”.

Ndoshta sistemi politik dhe ekonomik ne Shqiperi s’do ndryshoje. Ndoshta do kete prape hajdute, plagjatore, kriminele e ndoshta te gjithe ne do duhet t’i durojme ne poste drejtuese. Por pavaresisht çfare thone ata
JU FITUAT!
Jo vetem qe hoqet tarifen, por niset nje reforme ne arsim. Ju e detyruat nje kryeminister te ndryshoje taktike nga stigmatizimi si ngeles ne respekt dhe pranim se e moret me shpulla.
Me e rendesishmja fitore e juaja eshte se na dhate shprese per te ardhmen te gjitheve ne. Nuk ka njeri qe s’ka ndryshuar pas kesaj proteste. Edhe armiqte tuaj me te eger tani do mendohen dy here.

E pas 5 muajsh a 5 vitesh kur mos te jeni me studente dhe te perballeni me padrejtesite e tregut te punes dhe jeteses ne Shqiperi para se te nenshtroheni a te shiteni do ndaleni nje moment te mendoni:
“Pa prit nje sekond. Une isha aty kur i beme te dridhen mbi karrige. Une isha aty kur i beme te nxihen nga inati e te akuzojne njeri tjetrin. Une isha aty kur fituam. Une jam ketu. Pse duhet te kem frike?”

*Student i Arkitekturës ku nisi protesta e studentëve

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb