GJERMANI

Mediat gjermane shkruajnë se falimentimi i kompanisë ajrore “Germania AG” ka shkaktuar probleme jo vetëm për qytetarët dhe turistët, por edhe tek vetë policia gjermane.

Falimentimi i linjës ajrore të Berlinit ka bërë që të pezullohet dëportimi i disa shqiptarëve për në Shqipëri dhe Kosovë, shkruajnë mediat gjermane.

Fillimisht policia federale gjermane kishte organizuar dëbimin e rreth 30 shqiptarëve në Tiranë dhe 20 personave të tjerë në Prishtinë, nën organizimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare të BE-së “Frontex”.

122
122

Shqiptarët duhet të dëboheshin nga Frankfurti me fluturimin ST 1020 të Gjermanisë, por pas falimetnimit të kompanisë ajrore, policia federale duhej të ripërpilonte nën presion të madh kohor dhe të nënshkruante një marrëveshje me ‘xhet airbus’, avionin e kompanisë private “Sundair”.

Huazimi i këtij avioni për deportim sipas “Frontex”, kishte kushtuar rreth 300,000 euro.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb