TIRANE – Pas 30 ditësh sakrificë gjatë muajit të Ramazanit, ditën e djeshme mijëra besimtarë në mbarë vendin kanë festuar Fitër Bajramin.


Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe qindra-mijëra të tjerë në sheshet e çdo qyteti të vendit.


Por si rrallëherë, falja e namazit në Tiranë është drejtuar nga imami i Qabesë, Shejh Salih Bin Talib, i cili ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Mysliman, posaçërisht për këtë ditë. Ndodh për herë të parë që imami i vendit më të shenjtë për myslimanët, Mekës, të falë namazin në një vend tjetër, dhe sidomos në një ditë kaq të rëndësishme të fesë islame siç është Fitër Bajrami.


Falja spektakolare e Namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është filmuar me dron.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/xhamiteetiranes/videos/1213905058662239/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: