Nuk konfirmoi Dakon në Durrës, por u përqendrua tek opozita. Kryeministri Rama nuk la gjë pa thënë për kundërshtarët e tij politikë jashtë Parlamentit tashmë, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e Sali Berishën.

Ai e etiketoi me emrin “fallxhorja” Monika Kryemadhin e përmes ironisë tha se ishte ajo që hodhi fall për Lulin duke e detyruar sipas Ramës të hidhet në flakë (në protestë) ndërsa Berisha sipas tij ishte personi që i hidhte benzinë zjarrit të protestës.

“I ka thënë fallxhorja kam pa filxhan mbrëmë. Harroje ti do digjesh komplet ndezi fjalët ajo, u hodh Luli në flakë, Saliu benzinë nga pas. Mos u mërzit i thotë fallxhorja pashë aty një L të madhe dhe një E që po shkonte poshtë. Mirë po ta shohim sa të bjerë turistët nga Vora e Kavaja, nga gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë aty dhe ikin. I thashë gjeni ca kova me bojëra të bukura se s’njohin as bojërat vetëm të zezën njohin. Puna është se s’kemi çfarë ju bëjmë kësaj radhe. Ne duhet të vazhdojmë përpara, të bëjmë punën tonë. Neve nuk na kanë dhënë detyrën të sjellim Lulin në pushtet, nuk na e kanë dhënë as na e kanë kërkuar”,- tha Rama.

Më tej ironinë e vijoi me ish kryeministrin Berisha, por i kujtoi sërish kryetares së LSI-së atë luten në Zot për të shpëtuar Shqipërinë nga blera e votës si dhe vezët e hedhura nga opozita në Kuvend.

“Ka shumë nga ata që thonë shyqyr që iku Saliu nga parlamenti dhe më bukur s’ka, iku me këmbët e veta. Ishin brenda tani vijnë rrinë tek dera. Po ai Saliu bëri mirë që iku, është kënaqësi për çdo njeri normal. Tani i flet në vesh Lulit, ca i thotë tani hidhu në erë? Po jo në erë të hidhen po edhe atje ku drejton sytë Mona të shkojnë. O Zot shpëtoje Shqipërinë, i thotë Zotit lëri punët e tjera hajde këtu shpëto nga blerja e votave Shqipërinë kjo e shkreta që merzallah se ka blerë ndonjë votë. Monika blen çizme… Po të paktën na bëjnë për të qesh se na lodhën, na rrokanisën kokën, shkoje në Parlament sikur shkoje në mundje: Nga do dalin, me ca do më gjuajnë. Në vend të mendojnë çfarë do ju themi këtyre për ekonominë, korrupsionin vinin me vezë. Ikën 6 muaj bojkot u kthen me vezë në xhep”,- tha ai.

E duke vijuar me vezët, Ram u kap sërish me Bashën. “Shoh Lulin futet më pallto në Parlament, aty ngrohtë, ai me pallto. Pastaj shoh atë pulën nga Elbasani i shkon atje tek xhepi dhe nxjerr vezët, se nuk kontrollohet kryetari tek dera, e kishin mbush me vezë kryetarin. A votohen këta më thoni mua, kush i voton? Ka shumë që i votojnë për inerci. Këta nuk duan as shumë të gjatë, as shumë të shkurtët, as me zgjedhje, as me reformë, e duan me të shara, me bojë, me luftë, me kapsolla. Mund të rrijë opozita me kapsolla, por kur hipin në pemë? Detyrohemi i kemi lyer me graso, po ku shkojnë? Të hipte Monika e kuptoj, Po këta ca duan?”,- vijoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb