Situata e pandemisë ka orientuar organet ligjzbatuese që të gjurmojnë grupet kriminale që mund ta shfrytëzojnë këtë situatë.
Në një shkresë që mban datën 1 shkurt Europol u kërkon vendeve anëtare, mes tyre edhe Shqipërisë, që të hetojnë këto grupe kriminale që po tentojnë të falsifikojnë testin e COVID-19, përkundrejt parave, në mënyrë që të mund të lëvizë lirshëm nga një vend në tjetrit .
Falsifikimet e testeve kërkohen nga persona që janë pozitivë me COVID-19 por duan të udhëtojnë. Europol konstaton se grupe kriminale kanë nisur nga falsifikimi i testeve COVID-19 duke i nxjerrë përgjigje negative kundrejt një shume të caktuar parash.
Ky falsifikim Francë sipas Europol varion nga 150 deri në 300 euro. Edhe para kësaj shkres policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, pronarë të agjencive turistike të cilët u mundësonin teste negative falce për covid personave të caktuar që donin të udhëtonin drejt BE, kryesisht në Gjermani. Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të ndryshme të Europës.
(BalkanWeb)