TIRANE

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj, i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës. Mesditën e sotme Hamitaj është parë në hyjë në ambjentet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga prokurori Gentian Habazaj.

Prokuroria e Tiranës i dërgoi një fletëthirrje Hamitajt, pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes.

Whatsapp Image 2019 01 31 At 15.03.31

Sipas PD, “dokumentat provojnë se certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Nga sistemi TIMS rezulton se Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes”.

Në fazën aktuale të Vettingut, publikimi dokumenteve që vënë në pikëpyetje moralin e anëtarëve të Vettingut ngre pikëpyetje për gjithë trupën e anëtarëve të komisioneve të verifikimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb