VLORË- Sekuestrohet një sipërfaqe toke në Himarë, ndërsa në pranga ra një 60-vjeçar.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Robert Koçi, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia e Vlorës në bazë të këtij procedimi ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro. Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: Ilia Taka, 42 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Vepra penale për të cilat, këtij shtetasi i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb