VLORE – Një 54-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi akuzohet për falsifikim dokumentash.


Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë.


Ai u ndalua pasi dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.


Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

BalkanWeb