Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për një 26-vjeçar.

Dyshohet se ky person ka falsifikuar firmën e një të riu, duke marrë në emër të tij kredi.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një 26-vjeçari, për marrjen e një kredie bankare në emër të këtij të fundit, të cilën nuk e ka shlyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: