ELBASAN

Një 33 vjecar në Elbasan do të procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet për ” Fshehje të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë se 33-vjecari, në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb