POGRADEC

Një 40 vjeçar me iniciale J.Sh ka rënë në prangat e policisë për falsifikim dokumentesh. Mësohet se shtetasi në fjalë punonte si postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, ku edhe falsifikonte dokumentet e pensioneve.

Policia bën me dije se shtetasi në fjalë falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet për shpërblimin e tyre.

Njoftimi i policisë

Ndalohet nga Policia postieri i Postës së Pogradecit, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë ndalimin e shtetasit: J. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Sqarojmë se në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb