(Në foto disa produkte të skaduara të firmës “Infood”)
TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme administratoren e firmës ‘Infood’ për falsifikim të etiketave të produkteve ushqimore.

Bëhet me dije se arrestimi i shtetases Anxhelina Kukaj, me detyrë administratore e firmës ‘Infood’ është bërë sot nga forcat e komisariatit nr.5 të policisë së Tiranës, në një aksion të përbashkët me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Nga kontrolli i AKU-së rezultoi se produktet e skaduara rihidheshin sërish në treg, duke iu ndryshuar data e skadencës nëpërmjet etiketave të reja.

Sipas burimeve të AKUsë, mësohet se në një shtëpi të marrë me qera nga firma “Infood”, në Bathore, bçhej magazinimi i produkteve të skaduara, të cilave iu ndërrohej etiketa dhe më pas shpërndaheshin nëpër markete dhe tregtoheshin.

Gjatë aksionit, është ndaluar edhe një furgon i firmës të cilit bashke me mallrat e skaduar me etiketa të falsifikua, i është gjetur edhe një faturë tatimore shoqëruese e firmës “Infood”.

Produktet e skaduara që më pas tregtoheshin për konsumatorët me etiketa false, i përkasin një game të gjerë, si çokollata, shampanjë, qumësht të huaj, djathra bebe dhe danez, etj.

Fabrika “Infood” ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës dhe merret kryesisht me tregtimin dhe transportin e produkteve ushqimore.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: