TIRANE- Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona, pasi akuzohen se kanë falsifikuar prokurën e një noterje për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar ‘Prokura’, policia njofton se u bë ndalimi i shtetasve Eduart Bakalli, 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Fatos Shima, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të shtetases G.Sh., me profesion Notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: