Gazetarja Dorjana Bezat tha se familja e Namik Çangut, biznesmenit të dhunuar në Nikël të Fushe-Krujës është e përfshirë dhe përmendur në ngjarje të tjera kriminale më parë.
E ftuar në emisionin “Real Story” ajo tha se një ngjarje e 9 viteve më parë është lidhur me fajdet që Namiku jepte, ngjarje nga e cila humbën jetën 2 vëllezër.
“Ka diçka të vërtetë. Ai e ka pranuar që jep para me fajde me një normë interesi. Kjo ka qenë edhe pista e parë hetimore e policisë. Pavarësisht se familja Çangu është dëmtuar ajo është përmendur disa herë dhe është përfshirë në ngjarje kriminale. Përmendim një vrasje të 2 vëllezërve në 2012 në zonën e Tiranës së Re. Njëri nga vëllezit kishte marrë lekë borxh nga Namik Çangu. Namiku i kërkonte lekët borxh dhe ky presion solli që dy vëllezërit të vriteshin. Vetë ai nuk jep emra të borxhlinj. Kasaforta është gjetur e zbrazët. Flitet për para por mes dëshmisë së familjarëve thuhet se janë marrë edhe dokumenta me vlerë. Kam shkuar në banesën e tyre sot në mëngjes. Ata nxorën pretendimin se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ai është tërhequr nga pretendimi se në dhomë ka pasur 10 persona”- tha ajo.
(BalkanWeb)