Një histori e denjë për skenar filmi, kështu u konsiderua historia e Bashkime Sulejmanit, 42 vjeçares, e cila tronditi mbarë opinion publik teksa deklaroi në studion e emisionit tonë 2 vitë më parë se ishte shitur tek një shtetas kosovar nga familja e saj.

Ishin paguar mijëra euro dhe ajo u martua me burrin, i cili ishte 40 vite më i madh.

E ardhur nga një fshat i thellë i Shkodrës ajo u mësua me jetën e re, por teksa shkoi në maternitet për të lindur djalin mësoi se i shoqi kishte edhe 3 gra të tjera e fëmijë të tjerë.

Martesa e tyre mori fund, ajo e denoncoi dhunën dhe përbuzjen e tij publikisht, më pas pati edhe një përballje mes tyre, por sot Bashkimja u rikthye në studion e emisionit “Me zemër të hapur” sepse ish-burri vazhdon luftën e tij për t’i marrë të birin.

Ajo deklaroi se përmes parave dhe korrupsionit ai po tenton të blejë institucionet në Kosovë, t’i marrë djalin dhe kërkon ta përzërë nga banesa përgjithmonë. E tronditur dhe e shqetësuar 42 vjeçarja apeloi sot për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb