Javën e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 publikoi historinë e familjes Misku në Krrabë, e cila jeton në varfëri ekstreme. Banesa e tyre një katëshe është e rrënuar dhe e ftohtë. Muret janë të çara me myk dhe lagështirë. Tavani nuk mbahet më nga pesha e kohës, mungon kuzhina dhe sendet e tjera të domosdoshme, soba nxjerr më shumë tym sesa ngroh. Në këto kushte të vështira banon familja Misku prej një dekade. Kryefamiljari, Bashkimi 46 vjeç vuan nga epilepsia kronike.

Në familjen Misku në Krrabë janë tre vajza të vogla, prindërit nuk ua plotësojnë dot dëshirat e tyre, madje as ato minimalet si ushqimin apo ëndrrat e vogla që kanë si moshataret e tyre.
Vajza e familjes, Pamela me lot në sy tha se ëndërronte të vizitonte kalanë e Krujës.

https://www.youtube.com/watch?v=eQQU4NfhQGs&feature=youtu.be

“Do doja të bëja një udhëtim me familjen, por nuk e kanë mundësinë. Kur kemi pasur ekskursion, prindërit nuk kishin mundësi të më dërgonin, nuk shkova. kam qejf të shikoj kalanë në Kruje, dua ta shikoj se ma kane përshkruar shumë të bukur” u shpreh Pamela me ndrojtje. Dëshira e saj preku Elvis Naçin i cili jo vetëm i mundësoi udhëtimin në Krujë por edhe e shoqëroi vajzën së bashku me bashkëshorten, Fatma Naçin me vajzën e tyre të vogël Asja. Ndiqni klipin për të parë se çfarë ndodhi në këtë udhëtim.

https://youtu.be/DJ0PrV08S_I

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb