Pas një dere të zakonshme të bardhë të një shtëpie në qytetin veriperëndimor të Gjermanisë, Rinteln, fshihet një spektakël Krishtlindjesh me shkëlqim, plot ngjyra. Familja Jeromin vendosi rekordin botëror për numrin më të madh të pemëve të Krishtlindjes të dekoruara brenda një shtëpie. Bëhet fjalë për 605 pemë, siç konfirmohet nga Instituti Record for Germany (RID) – me 120,000 zbukurime, 50,000 drita dhe mijëra figura të Krishtlindjes, duke e shëndërruar shtëpinë në një hapësirë që po shpërthen nga shkëlqimi dhe ngjyrat.

“Kjo është thjesht fantastike,” tha Thomas Jeromin teksa shprehu dëshirën e tij të madhe për të dekoruar gjatë sezonit të festave, duke theksuar se e sheh këtë proces si relaksues.

“Mendoj se është vërtet e mrekullueshme kur gjithcka shkëlqen. Është kënaqësi edhe për të gjithë ata që na vizitojnë”
Familja Jeromin kishte thyer tashmë të njëjtin rekord gjashtë herë në të kaluarën – Ata e kanë mbajtur këtë titull nga viti 2017 deri në 2021 dhe më pas përsëri në 2023. Vitin e kaluar, ata thyen rekord me 555 pemë, por çifti nuk u ndal, teksa ishin të intriguar për të parë “çfarë tjetër mund të bëjnë.

Është bukur kur gjithçka ndizet tha Suzane dhe e tmerrshme kur fiket përsëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: