Familja Kacifas ka inkuadruar avokatin e njohur grek për çështje penale, zyrën top ligjore greke të Aleksandros Likurezos. Në kanalin televiziv ANT1 Likurezos ka deklaruar se në fazë te parë synojnë në marrjen e trupit dhe varrimin e Kacifas, që pritet të realizohet nesër e martë e si fazë dytë në ndërkombëtarëzimin e çështjes.

Likurezos ka deklaruar se qëndrimi i autoriteteve shqiptare me hapjen e dosjes ligjore kundër të vdekurit, ngritja e padisë për çështje penale, akuza për tentativë të vrasjes së funksionarëve të shtetit përbën një “paradoks prototip” që “diçka fsheh dhe që duhet parë me vëmendje” por edhe duhet kërkuar drejtësi me ndërhyrje ndërkombëtare.

Sipas avokatit tjetër Efthimios Navridhis, trupi nuk u dorëzua nga frika e episodeve në fundjavë, sipas policisë shqiptare, ndërsa vlerësoi se kjo kërkesë pritet të plotësohet deri nesër, e martë.

Sot pasdite, rreth orës lokale 16:00 zhvillohet në Athinë tjetër demonstratë për kujtimin e Kacifas, nga Lëvizja per Rilindjen e Vorio Epirit, që paralelisht festojnë çlirimin e Himarës gjatë luftës Ballkanike, më 5 nëntor 1912.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb