Pas publikimit të situatës kritike të familjes Muhaxhiu në Lushnjë në News 24, nuk kanë munguar kërkesat për të ndihmuar ketë familje në kapërcimin e situatës. Mjaft persona janë solidarizuar për ndihma, ndërsa konkrete e ka bërë një i ri me qëndrim të përhershëm në Suedi.


I ndodhur në Shqipëri për të vizituar familjen e tij ai është ofruar të japë ndihma ushqimore për këtë familje.

Ndihmat ushqimore janë adresuar në shoqatën në ndihmë të grupeve vulnerabël për t’ia dorëzuar së bashku familjes. Zoti Adriatik Gega, kreu i shoqatës në ndihmë të grupeve vulnerabël dega Lushnjë, është shprehur se edhe pse ka dashur të jetë anonim, personi që ka dhuruar ndihmat ushqimore për gjashtë muaj për këtë familje e ka vizituar për të parë nga afër situatën.


E moshuara Muhaxhiu ka marrë premtimin se do të vijojë të ndihmohet nga donatori dhe të tjerë që janë solidarizuar për të kaluar situatën kritike në të cilën ndodhet.


(BalkanWeb)