Mbrëmjen e kaluar, u realizua një evakuim mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza.
Zyra e OBSH ka njoftuar se fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familja e tij – babai, vëllai dhe motra – janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare, duke theksuar angazhimin e autoriteteve shqiptare në mbështetje të kësaj evakuimi. Po ashtu, u shpreh mirënjohje për Albana Koçiun, Ministreshën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Haki Çako, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarët nga Ministria e Brendshme për kontributet e tyre të çmuara.