Familja Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës, shtëpia e së cilës pothuajse është shkatërruar plotësisht nga tërmeti, tashmë është vendosur në një strehë të përkohshme, të sigurt.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me deputetin e zonës, Xhemal Qefalia kanë qenë pranë familjes për të bërë të mundur ndihmën dhe evakuimin e tyre në qendrēn e emergjencës në Kombinat.


“Luljeta mban barrën e shtëpisë. Kujdeset për bashkëshortin, Samiun, i cili nuk mund të lēvizë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Me vështirësi kanë arritur ta shpëtojnë kur tërmeti pothuajse u shkatërroi shtëpinë. Për fat të mirë edhe Lenri 3 vjeçar dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës kanë shpëtuar pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme. Ndaj bashkë me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore u realizua evakuimi i familjes në një qendër të përkohshme, ku jo vetëm kanë një strehë të sigurtë, por po marrin shërbimet e nevojshme sociale dhe shëndetësore”, shkruan Manastirliu në facebook.


Strukturat e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale janë në gadishmëri të plotë 24 orë për t’u gjendur pranë të gjitha familjeve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, strehim, ushqim, vesmadhje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri