MAQEDONI- Familja Osmani nga fshati Bërnjarc të Haraçinës ka reaguar, duke kundërshtuar kontrollin e ushtruar nga policia një ditë më parë në banesën e tyre, pasi dyshohet të jenë pjesë e grupeve kriminale. Njëri nga djemtë e të dyshuarit Sulejman Osmani, Fasli Osmani dhe bashkëshortja e tij Zahide Osmani, ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të arsyes së kontrollit dhe bastisjes dhe as nëse policia ka gjetur diçka në shtëpitë e tyre.

Ata thonë vetëm se policia gjatë kontrollit kishte gjuajtur edhe në drejtim të njërit nga djemve të kësaj familje, i cili ishte larguar nga vendi pasi kishte dëgjuar fillimisht të shtënat në ajër. Vetë e ëma akuzon policinë se sipas saj ka tentuar që të vendosë vetë armatim në shtëpi. “Kam qenë me bagëti, i kam sjellë këtu. Kanë ardhur në ora 1 e gjysmë, kanë qenë dy fqinj, i kanë marrë, vëllai ka dalë ka ikur se është frikësuar. Kanë gjuajtur në ajër pastaj kanë gjuajtur ka këmbët edhe kanë bastisur nëpër shtëpia, tek shtëpia tjetër, te bagëtia. Unë kisha dalë më herët, kanë pyetur se ku jam. Unë kisha dalë, se kam ditur që do të kontrollojnë. Sdija cctë bëja të rrija apo jo. Nëse ikja lindin dyshimet, ndaj skam ditur cctë bëjë.”, -tha Fazli Osmani, banor i këtij fshati.

Më tej si shtoi se: “Sa hëngrëm bukë. Kur e pamë që na kanë rrethuar, ne u frikësuam, fëmijët nisën të qanin. Djemtë ishin tek bagëtia dhe teksa dolën, policët gjuajtën dhe fëmijët u tmerruan. Nuk e dimë se çfarë kërkojnë, por teksa kontrollin rrobat, i pash që në duar kishin fishekë.”, u shpreh Zahide Osmani, nëna e Fazli Osmanit. Familjarët e Osmani dyshojnë ndaj gjithë aksionit dhe rastit në fjalë, pasi siç thonë ata, kjo nuk është hera e parë që bastisen. Shtëpitë e tyre kanë qenë disa herë në shënjestër të policisë, ndërsa akuzojnë se vetëm para një muaji policia ka qëlluar edhe në drejtim të shtëpisë.

“Nuk është hera e parë kjo, pasi ka ndodhur dhe 4 herë të tjera. Para një muaj gjuajtën dhe askush s’ka marrë masa, as prej policisë as prej partive”, u shpreh Fasli Osmani. “Para një muaj na gjuajtën dhe ku ta di, vetëm duan të na zhdukin prej këtu”, theksoi më tej Zahide Osmani. “Dhe një herë më parë na kanë gjuajtur para një muaj. Këta shikojnë vetëm të bëjnë manipulime dhe na e hedhin fajin neve. Ne kur të bëhemi terroristë, siç na quajnë ata, atëherë i bie të jemi duku tjetër e jo këtu. Por, jemi të qetë, pasi duam paqe, duam të shkojmë në Evropë”, deklaroi Elham Osmani, kushëri i Fasli Osmanit, citon alsat.

Fasli Osmani dhe nëna e tij thonë se pas çdo kontrolli të kryer në shtëpitë e tyre, policët kanë dalë duar bosh dhe nuk gjetur asgjë të dyshimtë. Ata hedhin poshtë kategorikisht çdo lidhje me veprimtari kriminele ose të armatosur, siç ishte rasti i Gushincës në Maqedoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: