Edhe qytetarët në Tiranë janë sensibilizuar me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kosovë, ku u dhunua një e moshuar nga infermieria në azil.
Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, qytetarët kanë vendosur fletushka me shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të moshuarës, ndërsa të pyetur nga News24 e BalkanWeb ata e kanë cilësuar ngjarjen monstruoze.
Pritet që të bëhet edhe një marshim drejt Sheshit Nenë Tereza.