ITALI – Pas Lorenzo-s dhe Matteo-s, Leonardo Bonucci do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë mbrojtësi i Juvestusit me atë një të njoftimi në Instagram. Ai ka postuar një foto të eko-s së bebes dhe dorën e tij e të bashkëshortes që formojnë një zemër.

“Dhe pastaj vjen ti. Gati e përsosur mes stuhisë dhe heshtjes. Vjen në kohën e duhur, duke sjell durim dashuri ”- shkruan futbollisti. Dhe më pas vë hashtagun “littleMiscoming” duke lënë të kuptohet që bebi që vjen në jetë në shpejti është vajzë.

Kujtojmë që rreth dy vjet më parë futbollisti italian ka kaluar një situiatë të vështirë me djalin e vogël. Matetto vuante nga një sëmundje e rëndë por fatmirësisht e kaloi.

“Ka qenë një moment prove dhe për familjen time, një moment durimi. Por kur të rrethon një ndjenjë si dashuria, si ajo e burrit për gruan dhe e gruas për burrin është e mundur gjithçka. Dashuria është forca, Mateo ishte i pari që na dha dashurinë e forcën”.

“Fatmirësisht tani i biri është shumë mirë. Matteo ka treguar se është një luftëtar dhe ia ka dalë pasi nuk hoqi dorë në asnjë moment”- ka thënë në një intervistë më herët futbollisti.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb