“Shqiptarët për shqiptarët” duke ndjekur moton “ në troje të ndarë por në zemër jemi një” udhëtoi drejt Shkupit në Maqedoni. Nermini dhe djali i saj, Vehabi, prej 15 vitesh janë endur rrugëve të Shkupit, sa në një shtëpi në tjetrën. Burri iu sëmur në moshë të re dhe për 8 vjet rresht mbeti në shtrat i paralizuar, deri sa një ditë u largua nga kjo botë.  Në moshën 11 vjecare, Vehabi, mbeti jetim dhe u detyrua të braktisi shkollën e të dalë në treg për të shitur, në mënyrë që të fitojë bukën e gojës, që të ushqente veten dhe nënën.Pas vdekjes së burrit, vuajtjet e Nerminit shtoheshin e shtoheshin pa mbarim.

Vehabi tashmë është 29 vjeç, është i martuar dhe ka dy vajza, përpiqet të punojë, por asnjëherë nuk ka pasur një punë të qëndrueshme dhe të ardhurat që merr janë modeste. Deri më sot ato nuk ia ka shtrirë dorën kurrkujt edhe pse shpesh herë kanë ngelur edhe pa ngrënë, por sot Nermini nuk mundet më.

Vehabi ka dy vjaza Mualën 6 vjeç dhe Melisën 2 muajsh. Nevoja e tyre për ushqim detyroi nën Nerminin që të mos heshtë më, por të kërkojë ndihmë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb