TIRANË-Familjarët e efektivit të vrarë në Lazarat, Ibrahim Basha, kërkojnë drejtësi për të afërmin e tyre. Në një prononcim për News24 vëllai i 31 -vjeçarit tregon se Ibrahim Basha ishte efektiv i RENEA-s prej një viti.

Ai shprehet se i vëllai qëndroi 5 vite në Afganistan. Daja i Ibrahim Bashës, Nazmi Feza tregon se lajmin e rëndë e mësoi nga mediat. Ai kërkon që shteti të marrë masa. “Jemi të alarmuar nga ngjarja. Është një fatkeqësi e madhe për familjen tonë. Kërkojmë drejtësi”, shprehet xhaxhai i efektivit të RENEA-s Aziz Basha.

Trupi i pajetë i efektivit të vrarë është nisur nga qyteti i Gjirokastrës pas ekspertizës në morg. Familjarët shprehen se ai pritet të mbërrijë në shtëpi pas rreth dy orësh.

VËLLAI I IBRAHIM BASHËS: APEL SHTETIT TË VENDOSË DREJTËSI
Vëllai i efektivit të RENEA-s i cili humbi jetën në Lazarat i bën apel shtetit të vendosë drejtësi, ndërsa rrëfen edhe momentet e fundit me Ibrahim Bashën.

“Lajmin e kemi marrë nëpërmjet televizorit. Dje nga ora 7 e mëngjesit është larguar nga shtëpia, me kolegun e vet, me të cilin ishte në operacion. E dija vetëm që ishte i gatshëm, dhe që nuk do të vinte në shtëpi. Që me 29 dhjetor me forcat RENEA, ka punuar në ushtri dhe tek forcat speciale. Apel shtetit të vendosë drejtësi”, u shprej vëllai i Ibrahim Bashës.

(a.n/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: