Familjarët e Kostandinos Kacifas, minoritari grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Lajmi bëhet i i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj, e cila raportoi se babai, kunati dhe motra e të viktimës janë nisur për në Tiranë. Ndërkohë mësohet se Krimet e Rënda kanë dhënë autorizimin për tërheqjen e trupit të pajetë të 35-vjeçarit nga morgu.
Po kështu mësohet se nga Greqia do të nisen disa autobusë me përkrahës të familjes për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Kacifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.
Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës. Kujtojme se sot mediat greke shkruanin se trupi i Kacifas do t’i dorëzohej familjes brenda 24 orëve.
‘Protothema’ shkruante se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.
NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën më 28 tetor. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.
(ed.me/BalkanWeb)