VLORË- Plot 11 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kanë qenë sot në Vlorë ku kanë bërë ritualin e përvitshëm, duke hedhur buqeta me lule në det si dhe ndezur qirinj.

Nëpërmjet mediave ata kanë kërkuar sërish drejtësi për tragjedinë, duke pretenduar një hetim jo të plotë të çështjes dhe përgjegjësve të saj. Një gomone me 36 persona në bord, e nisur nga brigjet e Palasës në jug të Karaburunit, drejt Italisë, do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa lënë gjurmë.
Të afërmit e 28 viktimave i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe prokurorisë që të hapë dosjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës 15 deri në 33 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb