TIRANE – Familjet e dy pilotëve që humbën jetën në krye të detyrës, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha do të përftojnë secila nga 18 milionë lekë të reja.

Portali “Javanews” ka siguruar dy policat e sigurisë për familjet e dy pilotëve.
Kjo është hera e parë që bëhet një pagesë e tillë për pjesëtarët e Forcave të Armatosura që humbin jetën në krye të detyrës.

Helikopteri ku fluturonin 3 persona u rrëzua ditën e martë pranë liqenit të Shkodrës, teksa ushtarakët po kryenin një fluturim stërvitor. Kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha humbën jetën, ndërsa Gerald Baramuça i mbijetoi tragjedisë.

Ndërkohë, firma e helikopterit “Eurocopter” ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit “EC 145”
3-12 1sigura
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb